Lifestyle

Përveç kënaqësisë seksi iu dhuron këto benefite surprizuese

Ju ndihmon të digjni kalori.

Ashtu si çdo ushtrim, marrëdhënia seksuale djeg yndyrë dhe kalori, rreth 96 kalori në 20 minuta. Falë kalorive të shpenzuara mund të arrini trupin perfekt.

Ju bën të dukeni më të rinj.

Një nga përfitimet e seksit është pamja rinore, sipas një studimi të 3.500 njerëzve të moshës 18 deri në 102 vjeç të kryer nga Spitali Royal Edinburgh në Skoci. Studiuesit ia atribuan këtë reduktimit të stresit, kënaqësisë më të madhe dhe gjumit më të mirë, të gjitha këto të lidhura gjithashtu me aktivitetin seksual. Në fakt, jo vetëm që ju ndihmon të dukeni më të rinj, por studimet tregojnë se seksi mund t’ju ndihmojë të jetoni edhe më gjatë.

Ju ndihmon të jetoni më gjatë, nëse e bëni mjaft shpesh.

Një studim afatgjatë shqyrtoi lidhjen midis vdekshmërisë dhe shpeshtësisë së aktivitetit seksual. Studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes çdo vit ishte 50% më i ulët tek burrat që bënin seks dy herë në javë ose më shumë sesa tek burrat që bënin seks më pak se një herë në muaj.

Promovon një ndjenjë të mirëqenies.

Një nga përfitimet e shumta të seksit është se promovon gjithçka, nga shëndeti seksual dhe riprodhues deri tek lumturia. Në fakt, një studim amerikan me më shumë se 1,800 njerëz zbuloi se rritja e oksitocinës dhe endorfinës ndodhi si rezultat i orgazmës, duke shpjeguar pse seksi shpesh shkakton përgjumje

Linku: https://www.bustle.com/sex-and-relationships

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/