Një studim i fundit i botuar në revistën Sexuality & Culture u përpoq të zbulonte. Studiuesit anketuan 195 studentë për sekretet e tyre seksuale, shkruan Psychology Today.
Pjesëmarrësit përfunduan një sondazh prej 39 pyetjesh në lidhje me numrin dhe llojin e sekreteve seksuale që ata mbanin, arsyet e tyre për të fshehur këtë informacion dhe përvojat e mëparshme kur i kishin zbuluar ato sekrete.
Rezultoi se më shumë se një e treta e pjesëmarrësve (36%) thanë se kishin të paktën një sekret seksi në lidhjen e tyre aktuale ose më të fundit romantike. Sidoqoftë, më shumë se gjysma (55%) thanë se i kishin zbuluar një sekret seksual një partneri në një moment në të kaluarën.
Për gratë, gjërat më të zakonshme që ato i fshihnin partnerëve të tyre ishin:
Histori të viktimizimit seksual.
Tradhtia ndaj një partneri në të kaluarën.
Interesi për sadizëm, mazokizëm.
Përdorimi i pornografisë.
Shijimi i lodrave seksuale.
Gjërat më të zakonshme që fshihnin burrat përfshinin:
Përdorimin e pornografisë.
Faktin se kanë provuar seksin treshe.
Tradhtia ndaj një partneri në të kaluarën.
Arsye të tjera për të mbajtur sekrete seksuale përfshinin frikën se partneri i tyre do t’ua zbulonte sekretin të tjerëve, kishin turp dhe shqetësoheshin se kjo do t’i jepte fund marrëdhënies.
Linku: https://www.independent.co.uk/topic/relationships
Burimi i fotos:https://unsplash.com/photos/pQ4eMIHrlNQ