ShowBiz

Çfarë ndodhi gjatë ditës së sherrit, Chiara dhe Fedez e zbulojnë për herë të parë

Chiara dhe Fedez janë një nga dyshet më të ndjekura. Nëse ishit mësuar ti shikonit si çift perfekt. Para disa javësh ata treguan se janë si të gjithë çiiftet e tjera.

Disa javë më parë bëri xhiron e rrjetit një foto e çiftit në Liqenin e Comos, ku ata shfaqen si kurrë më parë duke u zënë, shumë larg imazhit që publikojnë në rrjete sociale.

Sipas ‘Chi’, të cilët kanë siguruar imazhin, Fedez ka shpërthyer ndaj Chiarës, ndërsa kjo e fundit e qetëson. Gjatë zënkës, ai ka bërë një telefonatë, ndërsa blogerja përpiqet të ndërhyjë.

Për herë të parë, Chiara dhe Fedez kanë treguar prapaskenat e sherrit, në një video live në Instagram.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano. Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe.”

“Motivi ishin ca çështje familjare” – shtoi Chiara, duke e mbyllur këtu këtë temë.

Kujtojmë se në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e quajtën Leo. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria.

Linku: https://www.italy24news.com/entertainment/news/69408.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/chiaraferragni/