Data e sotme ka shënuar nisjen e procesit mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave publike.
Edhe ky vit e ka gjetur vendin në një situatë delikate për shkak të Covid 19 dhe si pasojë shkollat që nuk kanë kapacitet do të japin mësim me turne. Orët mësimore janë reduktuar në 30 minuta në mënyrë që të shmanget sa më shumë grumbullimet e gjata.
Nxënësit janë të detyruar të respektojnë rregullat e Covid-19 që të shmanget sa më shumë zmadhimi i numrit të infektuarve.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me një vido-mesazh teksa iu uroi suksese nxënësve për vitin e ri shkollor, u bëri thirrje që të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë të gjitha masat anti-Covid.
Linku: https://www.facebook.com/kushievis
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/students-raising-their-hands-inside-the-classroom-8926542/