ShowBiz

Kim në një lidhje me Malumën, ja çfarë kanë për të thënë dyshja pas fotove

Jeta private e Kim Kardashian që pas ndarjes nga West është kthyer në një nga më të komentuarat në rrjet. Pasi u aludua për një rikthim tek ish-partneri së fundmi rrjedha e ngjarjes ka ndryshuar.

Ai u diskutua mbi një romancë të mundshme me këngëtarin e njohur Maluma.

Megjithatë Kim deklaroi se nuk po del me asnjë. Ajo tha se e ka takuar disa herë këngëtarin nga Kolumbia duke shtuar se është një djalë shumë i mirë. Por një reagim nga vetë Maluma mungoi. Kjo deri tani, kur këngëtari foli hapur rreth kësaj çështjeje.

Maluma ka këmbëngulur se ai dhe Kim Kardashian West janë thjesht ‘miq të mirë’. I pyetur se si filluan thashethemet, ai i tha “L’Officiel Hommes” se:

‘Unë as nuk e di! Ne ishim së bashku në shfaqjen e Dior. E takova për herë të parë atje. Isha gjithashtu atje me Kourtney Kardashian. Njerëzit sapo filluan të flasin për të. Unë nuk e di pse ata filluan ta pyesin atë për një romancë mes nesh. Ndoshta sepse ajo ishte në prag divorci dhe gjithçka tjetër, e dini? Por jo, ne jemi miq të mirë. Ne nuk flasim aq shpesh, por po, ne jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri -tjetrin.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CPBmgFfnuUD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/