Strijat janë një problem serioz për lëkurën, që vijnë së pari nga genet, por edhe nga ndryshimet e menjëhershmë të lëkurës. Kur lëkura zgjerohet ose tkurret shumë shpejt, në raste si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni apo rritje gjiri, krijimi i strijave është pothuaj gjithmonë i mundur. Sipas specialistëve, strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e dukshme.
Vaj bajame dhe vajra esencialë.
Masazhi me vaj bajame është këshilla kryesore që japin dermatologët për reduktimin e strijave. Nëse përdoret shpesh dhe i përzier, vaji i bajames është një zgjidhje e mirë për zvogëlimin e gjerësisë së tyre.
Pini shumë ujë dhe shmangni pijet e gazuara.
Përveç arsyeve të njohura, një arsye shumë e rëndësishme në formimin e strijave në lëkurë është mungesa e lagështirës. Trupi ka nevojë të jetë i hidratuar, në mënyrë që të shmangë sa më shumë dëmtimet që ndodhin në lëkurë.
Trajtim me të bardhën e vezës.
Si në çdo rast të përdorimit të saj në lëkurë, e bardha e vezës është mjaft e rekomanduar edhe për të zbehur strijat në trup. Vetëm e bardha e vezës (pa të verdhën) mund të përdoret edhe më shumë se një herë në ditë nëse do të përshpejtosh zbehjen e strijave.
Scrub me sheqer
Rekomandohet në këto raste sheqeri i errët. Përzje gjys filxhan sheqer me lëngun e një limoni dhe shtoji një lugë çaji vaj bajame.
Aloe vera
Njihet si një nga bimët që bën mrekulli në lëkurë, jo vetëm sa u përket trajtimeve të djegieve, por edhe për të minimizuar strijat. Është e thjeshtë për t’u përdorur, mjafton që xhelin e aloes ose vajin ta aplikosh mbi strija dhe lëre derisa lëkura ta përthithë.
Linku: https://www.independent.co.uk/life-style/fashion
Burimi i fotos: https://unsplash.com/