ShowBiz

Hakmarrja vazhdon, Pitt dhe Angelina Jolie nuk iu ndahen akuzave

Nga dashuria e madhe në urrejtje të thellë, historia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie po kthehet gjithmonë e më shumë në dëshminë e trishtë të fundit të shëmtuar që mund të marrë një histori dashurie.

Ish bashkëshortët po luftojnë me njëri-tjetrin jo vetëm për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pronat. Angelina shiti 50 përqind të aksioneve të saj në kantinën e verës Chateau Miraval në mes të një beteje të ashpër gjyqësore me Pitt, që ishte bashkëpronar.

Ajo i shiti aksionet grupit të verës Tenute del Mondo, për një çmim që ende nuk dihet.

Pitt ngriti një padi në të cilën shitja e aksioneve të Anxhelinës në verë u etiketua si “hakmarrëse”, ndërsa Jolie akuzohet për shkeljen e së drejtës së Brad për blerjen e parë.

Linku: https://people.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie/