ShowBiz

‘Ka qenë dita më e frikshme e jetës’, aktorja shqiptare vjen me një rrëfim ndryshe

Aktorja Yllka Mujo në daljen e saj të fundit ka zbuluar më shumë detaje rreth hapave të parë në fushën e aktrimit.

Sot ajo është një nga aktoret më të arrira por fillimet për të nuk kanë qenë kaq të sigurta.

‘Dita e parë e xhirimit ka qenë dita më e frikshme në jetën time. U përballa me aktorë vërtet të mëdhenj. U futa në një rreth njerëzish që ishin shumë më të rritur se unë. Sigurisht, isha më e paragjykuara nga të gjithë, pasi nuk dija asgjë nga filmi.

Por nuk ishte dita më e keqe. Ishte një moment kur Sandër Prosi vjen dhe loz me atë zogun te kafazi dhe kemi një skenë ku unë dhe vëllai im duhet të thoshim dy-tri batuta. Nuk po i bëja mirë, Viktori u përpoq një herë, dy herë, tri herë dhe më në fund e ngriti zërin fort. M’u mbushën sytë me lot dhe fillova të lotoja.

Në atë moment Sandri më shikon, hedh vështrimin nga Viktori dhe më merr mënjanë dhe më thotë: “Çfarë ke?”. Më vjen keq që nuk po arrij atë që duhet të bëj dhe nga ana tjetër jam e mërzitur dhe e tronditur se ai më bërtiti shumë fort”, i thashë unë. Më thotë Sandri: “Je e vogël, është hera e parë, ai e ngre zërin dhe na bërtet edhe neve që jemi aktorë që kemi përvojë.
Mos u mërzit fare! Tani fshiji ato lotët nga syçkat e bukura dhe futu menjëherë në xhirim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Duhet të përballesh me këto gjëra dhe të kuptosh se kjo është jeta e një artisti. Dhe unë ëndërroj që ti të bëhesh një artiste, pasi i ke të gjitha parametrat për t’u bërë një aktore e shkëlqyer nesër. Më ngrohu kjo gjë dhe pastaj ditët e xhirimit vazhduan.’

Linku:https://www.facebook.com/photo/?fbid=525633787614219&set=ecnf.100005028078133

 

Bujrimi i fotos: https://www.facebook.com/photo