ShowBiz

Nga lidhja me Vlerën tek projektet profesionale, Arbëri i thotë të gjitha

Arbër Hajdari ishte i ftuar së fundmi tek emisioni i Rudina Magjistarit ku ndau disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Kujtojmë se ai është në një romancë me Vlera Devollin. Arbëri u shpreh se jeta e tij mori tjetër vlerë pas njohjes me të.
‘Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi sepse isha totalisht i angazhuar në to punët e mia dhe unë që mendoja “po të gjej një njeri tani do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën”, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Pra mendoj që jemi një çift i mirë.’

Ndër të tjera Hajdari theksoi se nuk do të jetë më në krye të Fondacionit por në të ardhmen do ti përkushtohet degës për të cilën ka studiuar e cila është drejtësia.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=O_Sa9I1OSb4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUf1Eb4Ihnv/