ShowBiz

Partneri e dhunoi për 8 vite me rradhë, gazetarja shqiptare rrëfen historinë tronditëse

Konkurrentët pasi u izoluan në shtëpinë vip kanë zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së tyre të cilat nuk i njihnim më parë. Këtë herë Paloma ka qenë ajo që ka rrëfyer një histori shokuese dhune nga partneri i saj Alandy.

‘Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë.

U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën. Sipas Palomës bashkëshorti i saj prej vitesh kishte pasur varësi ndaj alkoolit dhe pasojë kanë qenë këto viite të tmerrshme dhune dhe sjelljesh të pakëndshme ndaj familjes.

https://www.instagram.com/p/CVBohUBlNqR/

Linku: https://www.instagram.com/p/CVBohUBlNqR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN5tNRWh2Sv/