ShowBiz

Lori Hoxha feston ditëlindjen, e motra rrëmben vëmendjen e festës me urimin

Lori Hoxha feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e mori nga e motra Sara. Lori feston 26 vjetorin e lindjes mes sukseseve dhe urimeve të shumta nga miq dhe të afërm.

‘Përgjatë viteve të kam parë të bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbajë të tillë. Sot ti je gruaja që mund të sundosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden’, shkruan Sara ndër të tjerash për Lorin.

Pak ditë më parë Lori kujtoi të atin e ndjerë me një dedikim emocionues.

https://www.instagram.com/p/CVLvkMtqvdq/

Linku: https://www.instagram.com/p/CVLvkMtqvdq/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lorihoxha/