Hyseni prej ditësh nuk ndodhet në studion e Për’Puthen. Së fundmi ai ka reaguar në një postim në rrjete sociale duke sqaruar më shumë ndjekësit.
‘Përshendetje të gjithëve! Si fillim dua t’ju falenderoj nga zemra për të gjitha mesazhet dhe komentet pozitive që keni shkruar për mua, jeni një mbështetje shumë e madhe, pavarësisht gjithçkaje mesazhet tuaja më bëjnë të ndihem më mirë me veten time dhe me situatë.
Shumë pyetje më kanë ardhur se përse jam larguar nga Për’puthen dhe nëse do vazhdoj përsëri.
Nuk jam i përjashtuar, për momentin jam i pezulluar për shkak të një debati që ndodhi në studio.
Nuk di të them do jem apo jo përsëri pjesë e programit, por di të them që jam mirënjohës kundrejt jush për mbështetje dhe frymëzimin që më keni dhënë.’
Linku:https://www.instagram.com/hysen_bushi
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/hysen_bushi_