ShowBiz

‘Mjalti i zemrës sime’, Elia Zaharia ben dedikimin e ëmbël në 1 vjetorin e të bijës

E vogla e tyre sot mbushi 1 vjeç dhe mami ka vendosur zemrën në çdo fjalë të dedikuar të bijës.

Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime!

Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime!

Linku: https://www.instagram.com/p/CVU4zEeqplk1W733p5qzIk7vfzYFH9T8sq6Tqo0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVU4zEeqplk1W733p5qzIk7vfzYFH9T8sq6Tqo0/