Semi Jaupaj me hyrjen në shtëpinë vip ka rrëfyer rreth lidhjes së saj shumëvjeçare me Bojken Lakon.
Vipat shpesh ngacmojnë njëri-tjetrin për historitë personale dhe këtë herë ka qenë rradha e Semit.
Monika e ka pyetur nëse kanë menduar ndonjëherë për të pasur fëmijë gjatë lidhjes.
‘Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare. Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë”, tha këngëtarja, që më pas pohoi se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin. Jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite dhe gjithçka ishte ezauruar tha Semi.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/semijaupaj/?hl=en