Familja Gjebrea nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. E vogla e tyre Ana sapo iu dha një motiv më shumë për të qenë krenar për të.
Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.
Ana është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH dhe lajmin e ka ndarë përmes një video të publikuar në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur dhe entuziaste për këtë përvojë të re.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe Ana vjen nga një familje artistësh dhe po ecën në gjurmët e të atit mjaft denjësisht.
https://www.instagram.com/p/CVYjSLEAVA-/
Linku: https://www.instagram.com/p/CVYjSLEAVA-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/annagjebreaofficial/