Mjalti.
Mjalti është një ushqim fantastik për të parandaluar gëritjen. Ka veti inflamatore që ndihmojnë në lirimin e rrugëve të fymëmarrjes. Mjalti funksionon si kurë natyrale që çliron dhe relakson fytin.
Qepa.
Qepët kanë veti të mëdha antinflamatore, janë ndihmëse të mira të çlirimit të hundëve për personat që vuajnë nga alergji apo ftohje. Kur hunda dhe fyti juaj janë të pastër e të lirë ju mund të arrini të merni frymë lirisht pa gërhitur.
Vaj ulliri.
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe konsumojeni çdo natë përpara se të flini. Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen.
Hudhra.
Njësoj si qepa edhe hudhra funksionon si antibiotik çlirues për hundën dhe fytin. Përdoreni qepën si një pastrues natyral duke e shtuar në gatimet tuaja.
Çaji.
Të gjitha llojet e çajit do t’ju ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes. Veçanërisht çaji i hithrës. Çaji do të relaksojë trupin dhe mendjen tuaj para gjumit. Mund të përdorni çaj mali, mente, çaj jeshil apo llojin që ju gjendet në shtëpi për momentin. Kombinimi perfekt për një gjumë të qetë do të ishte nëse çajit i shtoni dhe pak mjaltë.
Linku: https://indianexpress.com/section/lifestyle/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/dawn-man-couple-love-7556643/