Lifestyle

Arsyet pse seksi oral ndikon në një marrëdhënie të shëndetshme

1 Seksi oral ka të bëjë me dhënien për partnerin/en tuaj.

Për të zhvilluar një marrëdhënie të shëndetshme duhet të kuptoni se në një marrdhënie aq sa jepni merrni. Seksi oral është kryesisht një akt dhurimi dhe secili nga palët e ka në dorë vetë kënaqësinë në këtë llojë seksi. Gjatë seksit oral çiftet kuptojnë sa shumë kujdesen ata për njëri-tjetrin.

2 Nuk ka asnjë mënyrë të gabuar për të përjetuar seksualitetin.

Rehatia dhe seksualiteti i një çifti është krejtësisht individual për atë çift të veçantë. Është e pashmangshme që të ketë një partner që ka një dëshirë më të lartë seksuale në një marrëdhënie. Kur kjo të ndodhë, ju duhet të gjeni një ekuilibër që do t’i mbajë të dy njerëzit të lumtur.

3 Seksi oral mund të jetë më intim sesa seksi penetrues. Sipas mendimit të studiuesve, seksi oral është shumë më intim se seksi depërtues.

4 Përvojat e ndërsjellta seksuale ndihmojnë në rritjen e afërsisë.

Kur kemi një orgazmë, trupat tanë lëshojnë “hormonin e dashurisë”, oksitocinën. Është një neurokimik që ju bën të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj. Orgazmat janë të nevojshme për kënaqësinë reciproke seksuale.

Seksi i të gjitha llojeve është i rëndësishëm në një marrëdhënie të shëndetshme. Kur e njihni trupin e partnerit tuaj dhe gjeni kohë për të kontaktuar me atë që i bën ata të ndihen mirë, do të rrisni afërsinë dhe lidhjen tuaj, gjë që do të forcojë marrëdhënien tuaj në tërësi.

Linku: https://www.ravishly.com/4-reasons-oral-sex-good-healthy-relationship

Burimi i fotos: unsplash.com