Gwyneth Paltrow ka zbuluar se gati sa nuk vdiq kur solli në jetë vajzën e saj Apple, për shkak të vështirësive gjatë lindjes.
Gjatë një interviste në episodin e radhës të Armchair Expert, aktorja diskutoi sesi trupi i saj ka ndryshuar gjatë viteve, veçanërisht pas lindjes së vajzës në 2004.
‘Kam pasur dy prerje cezariane. Vajza ime ishte një emergjencë. Ishte çmenduri, sa nuk vdiqëm. Nuk ishte aspak mirë’, u shpreh aktorja.
Aktorja ndan Apple dhe Moses me ish-bashkëshortin e saj, Chris Martin. Kjo nuk është hera e parë që aktorja flet hapur për mëmësinë.
Ajo zbuloi periudhën e vështirë që kishte kaluar gjatë shtatzanisë dhe ndihej “e humbur” pas lindjes së vajzës.
Linku: https://www.thecut.com/2021/10/gwyneth-paltrow-says-she-almost-died-giving-birth.html
Burimi i fotos: https://www.thecut.com/2021/10/