Lifestyle

Sipas meshkujve seksi i çmendur arrihet nëpërmjet këtyre veprimeve

Kimia.

Kjo është ndoshta ajo që e bën një marrëdhënie seksuale me të vërtetë të mirë. Nëse ka kimi mes dy, tre (…) partnerëve atëherë çdo gjë është në rregull…edhe nëse çaloni në pozicione, gjatësi…

Lojërat.

Nëse ka një gjë më të mërzitshme sesa një akt seksual që nis direkt me penetrim dhe mbaron po me penetrim, ai është seksi pa “lojëra”. Provoni të filloni me prekje, me fërkim, me nuhatje në qafë dhe në pjesën e gushës. Më pas kaloni te heqja e rrobave në mënyrë sensuale… do të jetë më mirë.

Zbuloni gjëra të reja.

Pavarësisht se mund t’ju pëlqejë vetëm një pozicion apo vetëm një gjë, mos ngurroni të provoni diçka të re. Nuk është e thënë që të jeni ju ata të “gjithëditurit”, por edhe mësoni nga partneri. Kështu, dilni nga “monotonia”.

Komunikoni.

Komunikimi është çelësi i të gjithave…edhe i seksit. Nuk po themi nisni një diskutim të zjarrtë për ngrohjen globale apo për mungesën e ujit, por jepini partnerit kënaqësinë të dëgjojë fjalë nga ju…të mira apo të pista nuk ka rëndësi. Kjo e bën gjënë të duket më spontane dhe më natyrale.

Linku:https://attracttheone.com/sex/

Burimi i fotos:pexele.com