ShowBiz

Ngjarje e pazakontë! Bashkëshortja e ikonës së Lojërave Olimpike sjell në jetë vajzën 15 muaj pas vdekjes së sportistit

Ellidy Pullin, e veja e skijatorit olimpik Alex “Chumpy” Pullin, ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre 15 muaj pas vdekjes tragjike të tij.

‘Ne do të kishim provuar edhe për disa muaj të tjerë nëse ai do të ishte ende pranë nesh, pas kësaj do e provonim me fetilizimin invitro. Ky ishte gjithmonë plani’, tha ajo.

Ellidy Pullin iu nënshtrua trajtimit IVF duke përdorur spermën e marrë nga sportisti pas ndarjes së tij nga jeta.

Pullin, dy herë kampion bote në snowboard, humbi jetën teksa po peshkonte me shtizë në vendlindjen e tij, Australi, në korrik 2020.

Ky ka qenë një rast i veçantë dhe surprizues për të gjithë ku partnerja e tij ka rrëfyer se mori spermën e tij pas vdekjes. 15 muaj pasi bashkëshorti i ndjerë u nda nga jeta partnerja e tij solli në jetë vajzën e tyre dhe pozat e para vendosi ti ndante në rrjete sociale.

https://www.instagram.com/p/CVjtpaXhWHB/

Linku: https://edition.cnn.com/2021/10/28/sport/ellidy-alex-pullin-baby-intl-spt/index.html

Burimi i fotos: https://edition.cnn.com/2021/10/28