Paloma ka qenë e ndëshkuara e publikut për shkak të thyerjes së rregullave për diskutimin e nominimeve në grup.
Në momentin e daljes së saj ajo i takoi të gjithë banorët përveç Donaldit dhe Semit.
Ky ishte një reagim i papritur nga ana e saj ku dhe dyshja kanë mbetur të befasuar nga ky vendim.
Gjatë daljes në Fan Club Paloma ka sqaruar veprimin e saj.
‘Nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe mua nuk më pëlqenin. Ne prishëm marrëdhëniet javën e dytë dhe nuk u bëmë shokë. Edhe pse mora vesh që është i preferuari, unë i qëndrova besnike gjësë sime dhe nuk e bëra shok. Duhet të më mirëkuptoni dhe mos më paragjykoni. Donaldi është i preferuari juaj, por jo i imi. Mos më paragjykoni.’
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip