Lifestyle

Gabimet e pavetëdijshme që po iu shkatërrojnë thonjt tuaj

Gërvishtja e manikyrit me gishta apo mjete jo të duhuar.

Gërvishtja e manikyrit tuaj nga thonjtë tuaj është gabimi më i madh që po bëni. Duke vepruar kështu, ju nuk po hiqni vetëm manikyrin tuaj, por edhe shtresën e sipërme të thonjve tuaj. Përdorni gjithmonë një pastrues manikyri përndryshe do të shkatërroni shtresën e sipërme të thonjve tuaj.

Prerja e kutikulave tuaja.

Prerja e tyre nuk është alternativa më e mirë. Në vend të kësaj, masazhoni kutikulat tuaja me vaj të kutikulave. Vaji do të zbusë kutikulat tuaja dhe do t’i bëjë ato të lakueshme. Më pas do të mund t’i shtyni.

Dieta jo e duhur.

A e dinit? Çdo gjë që hani ka një efekt të drejtpërdrejtë në flokët, lëkurën dhe thonjtë tuaj. Prandaj, është e rëndësishme të shikoni se çfarë hani. Pirja e tonelata të sodës mund të shkatërrojë thonjtë tuaj të bukur. Rritni marrjen e perimeve me gjethe jeshile, ushqimeve të pasura me magnez, kalcium dhe pini shumë ujë.

Ju i mbani gjatë gjithë kohës thonjt të zgjatur në mënyrë artificiale.

Si gjithçka tjetër edhe thonjt kanë nevojë për pushim dhe nuk rekomandohet që thonjtë të mbahen të zgjatur sado bukur që të duken.

Linku:https://www.bebeautiful.in/all-things-makeup/everyday/mistakes-that-are-ruining-your-nails

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/search/nails%20/gabimet

shkatërrojnë