Lifestyle

Pjesët e trupit që pëlqen partneri tek ju tregojnë shumë për raportin tuaj seksual

 Nëse i pëlqen fytyra dhe sytë e tu.

Në erotizmin e tij shkrihen komponentët intimë dhe ata sentimentalë. Një studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht në sy. Bëj dashuri me sy hapur, kështu do ta çmendësh fare.

Nëse atij i pëlqen goja jote.

Është një tip direkt, i pëlqejnë kënaqësitë e jetës. Goja është simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush do gojë, do komunikimin.

Nëse atij i pëlqejnë duart tuaja.

Ai nuk ndalet në fasadë, gërmon në thellësi, ka shije të rafinuara. Ai mund të bllokohet përpara një dore të lënë pas dore qoftë ajo edhe e një gruaje shumë të bukur.

Nëse atij i pëlqen gjoksi.

Një mashkull që tërhiqet nga gjoksi i madh, transferon tek partnerja kujtimin e një nëne gjithmonë të pranishme në jetën e tij. Po për meshkujt që pëlqejnë gjoksin e vogël, ç’mund të thuhet? Ata janë kaq të bindur për burrërinë e tyre saqë i duan tek femra edhe disa karakteristika ‘mashkullore’.

Nëse ai pëlqen vithet e tua.

Mund të ketë një sjellje maskiliste ndaj marrëdhënieve intime. Atij i pëlqen gruaja-pre, që në dashuri i lë atij komandën.

Nëse i pëlqejnë këmbët e tua.

Ai i do gratë pa dashur t’i dominojë me çdo kusht, thonë seksologët. Këmbët e femrave megjithëse janë joshëse, shprehin dhe lëvizje, pavarësi. Kështu, ai pret që në dashuri ta marrësh ti iniciativën.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/life-style/

Burimi i fotos: unsplash.com