ShowBiz

‘I njoh personalisht’, Andi tregon se si qëndron e vërteta e raportit të Alvisës dhe Hysenit

Historinë e Alvisës dhe Bushit nuk ka mbetur njeri që nuk e ka dëgjua të paktën një herë.

Dyshja patën një përballje të fortë në PërPuthen ku u zbuluan shumë biseda dhe detaje shokuese rreth raportit të tyre. Publiku është ndarë në dy pjesë. Dikush mbështet Hysenin pasi po vuan tradhëtinë që i bëri Alvisa.

Pjesa tjetër i kanë dalë në mbrojtje Alvisës duke e akuzuar Hysenin për dhunë në familje.

Së fundmi ka reaguar dhe ish konkurrenti i Për’Puthen Andi Shehu i cili i njeh nga afër.

‘Po mirë sa njerëz sipërfaqësor paskeni qenë se kuptoj si shikoni e gjykoni pa ditur asgjë, pa vërtetuar asgjë me shenja dhune. Vendoseni veten në vendin e Hysenit, nëse do kishte dhunuar a kaq budalla thoni është sa të dali e të bëhet person publik? Kur nga krahu tjetër është biznesmen i suksesshëm që në moshë të re? Apo të bëj gjeste bamirësie e të mos doj ti publikoj? Po a kaq e rëndë qënka me u shpreh së është lënduar se E KA TRADHTUAR AJO QË KISHTE MENDUAR TË KRIJONTE FAMILJE? Po kaq paragjykues jeni e kurrë s’mbusheni me mend, veç doni ta bëni tjetrin të ndihet keq për diçka që se ka bërë? Harroni që reality show ka censurime dhe jo çdo gjë është siç duket apo siç ju e kuptoni. Unë e njoh personalisht Hysenin dhe Alvisën e me bindje them kurrën e kurrës nuk ka vënë dorë mbi të, përkundrazi i ka plotësuar çdo dëshirë. Rrini mirë o njerëz e mos paragjykoni palidhje se nuk ekziston dhuna në fjalorin e Bushit.’

Linku: https://www.instagram.com/andi.sh2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKPAkRtBI4b/