ShowBiz

U tha se është në gjendje delikate shëndetësore, Ermal Fejzullahu përgënjështron mediat

Ermal Fejzullahu është përfshirë në thashethemet mediatike. Disa media kanë ngritur hipoteza të rreme sikur këngëtari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këngëtari është revoltuar nga kjo gjë dhe i ka përgënjështruar ashpër me një postim në rrjete sociale.

‘Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës.

Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp’, ka shkruar ai.

Linku:https://www.instagram.com/stories/ermal.fejzullahu/2701851258581564715/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/