Lifestyle

Nga kujtesa tek kockat, njihuni me përfitimet që iu fal konsumimi i shegës

Zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shega është e pasur me komponime mbrojtëse të cilat kanë veti antioksiduese, këto janë të dobishme për shëndetin pasi mbrojnë jo vetëm qelizat tona, nga dëmtimet, por edhe komponimet si kolesteroli. Kjo do të thotë se përfshirja e shegës rregullisht mund të jetë efektive në reduktimin e rrezikut të aterosklerozës. Një studim shqyrtoi efektin e konsumimit të 150 ml lëng shege çdo ditë për dy javë tek pacientët me presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe zbuloi se mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Ndihmon në përmirësimin e shëndetin të kockave.

Gjetjet sugjerojnë se lëngu dhe ekstrakti i farës së shegës mund të përmirësmojnë shëndetin e kockave veçanërisht për gratë e moshës së mesme, në menopauzë.

Përmirëson performancën atletike.

Një studim sugjeron se përmbajtja e antioksidantëve të shegës dhe lëngut të shegës mund të vonojë dhimbjen e muskujve dhe të përmirësojë rikuperimin pas seancave të stërvitjes me peshë. Një studim tjetër tregoi gjithashtu se ekstrakti i shegës përmirësoi performancën brenda 30 minutave pas gëlltitjes për sportet që përfshijnë vrapim me ndërprerje.

Mund të ketë veti anti-inflamatore.

Shega ka një aktivitet antioksidant tre herë më të lartë se ai i verës së kuqe dhe çajit jeshil, kështu që do të ishte e drejtë të prisnim veti të dobishme anti-inflamatore. Ka pasur studime të ndryshme që shqyrtojnë vetitë e mundshme anti-inflamatore të shegës. Hulumtimet fillestare kanë treguar se fruti mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit në zorrë.

Përmirëson kujtesën.

Hulumtimi se si shega dhe lëngu i tyre mund të ndikojnë në memorjen tuaj duke ia bërë më të lehtë kujtesës qarkullimin e informacionit.

Linku: https://www.bbcgoodfood.com/howto/guide/health-benefits-pomegranate

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/red-pomegranate-seeds-992815/