Monika Lubonja gjatë kësaj jave ka qenë e nominuar. Aktorja e ka pranuar faktin se mund të largohet këtë javë nga kjo eksperiencë.
Me hyrjet e reja shtëpia vip ka marrë tjetër rrjedhë dhe Monika nuk po ndihet komode në asnjë nga grupet e krijuara.
‘I shoh njerëzit shumë fallco’, -tha ajo. E pyetur se për cilin e ka fjalën ajo refuzoi të përmendë një emër.
‘Tani po e kuptoj që paska nisur loja. Nëse është kështu më mirë të largohem dhe të mos bëhem pjesë e këtyre gjërave’,- u shpreh ajo.
Kujtojmë se loja tani do të zhvillohet në çift dhe Monika është dyshe me Triksën.
Ajo gjatë kohës ka pasur përplasje të fortë me Donaldin, Semin dhe pothuajse të gjithë banorët.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/monikalubonja/