Rita Ora është padiskutim një nga zërat më të dashur në mbarë globin. Ajo që e bën akoma më të dashur këngëtaren është fakti se nuk i harron kurrë rrënjët.
Ajo ka dhuruar një nga veshjet e saj tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës.
E veçanta e kësaj veshje është se këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Rita Ora, e përdori në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur lajmin, si dhe shprehu falenderime për artisten e njohur e familjarët e saj.
‘Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një “Bang”.’
Linku: https://www.instagram.com/p/CWQXDmqMdi6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/