ShowBiz

E dashuruar me një burrë të martuar, Antonela rrëfen historinë e papritur

Antonela që pas daljes nga Për’Puthen është kthyer në një nga vajzat më të komentuara.

Në daljen e saj të fundit ajo ka befasuar ndjekësit me deklaratën e saj.

Antonela tregoi se është dashuruar me një burrë të martuar.

‘Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson’, tregoi Antonela.

Kujtojmë se gjatë Për’Puthen ajo pëlqente Mevlanin por tani nuk flasin më pasi sipas saj ai e ka përdorur vetëm për interes.

Linku: https://www.instagram.com/antonelathereal/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWS8Qg6qvfq/