Balina Bodinaku dhe pse ka vite që është në ekran jeta e saj private ka qëndruar mjaft diskrete.
Rikthimi i saj si opinioniste në Big Brother Vip ka bërë kurioz akoma më shumë ndjekësit. Për të gjithë ata që nuk janë në djeni Balina është partnerja e analistit të njohur Andi Bushatit.
Por si filloi njohja e tyre?
‘Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.’
‘Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri’.
Që nga ajo ditë dyshja filluan njohjen mes tyre dhe janë mjaft të lumtur përkrh njëri-tjetrit.
Linku: https://www.instagram.com/balinabodinaku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWXxDHUNu9w/