Lifestyle

Merret vendimi, Gjermania drejt legalizimit të hashashit

Legalizimi i hashashit është diskutuar për një kohë të gjatë. Një pjesë e vendeve janë pro dhe një pjesë jo. Në Gjermani legalizimi pritet të bëhet së shpejti realitet. Këtë e parashikon marrëveshja e koalicionit që prezantuan të mërkurën.

Koalicioni i ri dëshiron të prezantojë shitjen e ligjshme të kanabisit në Gjermani. Kanabisi thuhet se lejohet t’u shitet të rriturve në dyqanet e licencuara për qëllime konsumi, sipas marrëveshjes së koalicionit midis SPD, të Gjelbërve dhe FDP që u prezantua në Berlin të mërkurën.

Në marrëveshjen e koalicionit thuhet gjithashtu: “Ne po shtrëngojmë rregulloret për marketingun dhe sponsorizimin e alkoolit, nikotinës dhe kanabisit”. Kur bëhet fjalë për parandalimin e abuzimit me alkoolin dhe nikotinë, të tre palët duan të “përqendrohen në rritjen e ndërgjegjësimit me fokus të veçantë tek fëmijët, adoleshentët dhe gratë shtatzëna”.

Linku: https://www.rbb24.de/politik/beitrag/2021/11/ampel-koalition-bund-plant-legalisierung-von-cannabis.htm/alt=amp.html

Burimi i fotos: pexele.coom