ShowBiz
MicrosoftTeams-image (2)

‘Malli gurbetqarit’, Sinan Hoxha dhe Meda rrënqethin me bashkëpunimin në prag të festave

Sinan Hoxha dhe Meda së fundmi kanë bashkuar forcat duke sjellë një super bashkëpunim për adhuruesit e muzikës së tyre.

Projekti titullohet ‘Malli gurbetqarit’ dhe është një dedikim emocionues për të gjithë ata që e kanë vuajtur mallin për shkak të gurbetit.

Në këtë prag festash të gjithë e ndjejmë mungesën e të dashurve tanë që i kemi larg dhe një projekt i tillë nuk mund të ishte më i goditur se kaq.

Dyshja janë ndër zërat legjendar të muzikës në vendin tonë.

Momentet e sukseseve janë të shumta në reportorin e tyre dhe ajo që i bën më të veçantë është se pavarësisht prurjeve të reja në botën e muzikës ata mbeten më të dëgjuarit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=VYGdjQZ_Z-g

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=VYGdjQZ_Z-g