1 Largon yndyrën nga flokët.
Përdorni majat e gishtave për të masazhuar pluhurin e sodës në lëkurën e kokës dhe rrënjët tuaja. Lëreni të qëndrojë për të paktën 10 minuta në mënyrë që të thithë vajrat dhe fshijeni.
2 Ndikon në zbardhimin e dhëmbëve.
Ju tashmë mund të përdorni sodë buke për të pastruar dhe ndriçuar dhëmbët. Por një gjë e tillë këshillohet rrallë pasi mund të gërryejë zmaltin.
3 Shërben si maskë pastruese për fytyrë.
Me veti anti-inflamatore dhe antibakteriale, soda e bukës mund t’i japë lëkurës një pastërti të thellë.
4 Heq njollat e zeza në vendet intime.
Shpesh në zonat intime mund të shikojmë njolla që na shfaqen herë pas here për shkak të depilimit apo dhe arsyeve të tjera. Aplikimi i sodës na ndihmohn në heqjen e njollave të tilla.
5 Lehtëson kruajtjen e lëkurës së irrituar.
Keni një skuqje të vogël apo pickim të insekteve të bezdisshme? Niveli alkalik i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e toksinave, të cilat mund të lehtësojnë kruajtjen.
6 Neutralizon dhimbjet e stomakut.
Soda e bukës është një antiacid natyral, që do të thotë se mund të neutralizojë acidet e stomakut që shkaktojnë dhimbje. Për të rriturit, përzieni 1/4 lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë.
7 Ujë me sodë mud të përdoret si relaks për këmbët.
Banja e këmbëve bëhet më relaksuese në momentin që iu do të aplikoni 4 lugë sodë dhe do të qëndroni në të për pak minuta.
8 Lehtëson dhimbjen e kokës apo migrenën.
Një gotë ujë me sodë tek të rriturit që kanë një problem të tillë është parë efektive në letësimin e dhimbjeve.
Linku: https://www.tasteofhome.com/collection/benefits-of-baking-soda/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/flour-in-a-jar-5765/