Reshjet e shiut kanë filluar që në mesnatë dhe ulja e temperaturave pritet të vazhdojë dhe gjatë ditës.
Shirat priten të vazhdojnë deri në orët e fundit të pasdites me intervale në zonat fushore dhe me një dendësi të lartë në zonat malore.
Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 deri 6 ballë.
Linku: metoalb
Burimi i fotos: pexele.com