ShowBiz

Alvisa nuk e priti mirë! Bashkimi tregon të vërtetën e videos intime që iu publikua

Bashkimi gjatë puntatës së sotme ka reaguar mbi videon intime që iu publikua pak orë më parë. Konkurrenti tha që gjërat nuk janë ashtu siç u paraqitën në media.

‘Aty isha në një club dhe kjo vazja mu afrua sepse është fanse e emisionit. Po më pyeste për emisionin dhe i dhashë një puthje në faqe kur iku. Prandaj videoja është dy sekonda, aty ishte gjithë ai club me shumë njerëz dhe s’ka asgjë. As nuk e njoh atë vajzën është thjesht fanse mund ta quaj, jo e imja se unë jam askushi, por e emisionit.Momenti ka diku te 1 javë që ka ndodhur’,- tha ai.

Kujtojmë se Bashkimi dhe Alvisa pretendojnë të dalin çift nga programi pasi prej kohësh frekuentohen së bashku.

Alvisa tregoi se në fillim nuk i erdhi mirë kjo situatë por pas sqarimit me Bashkimin e ka kuptuar se nuk kanë pasur asgjë.

Linku:https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bashkimsaitii/