ShowBiz

Nga raporti me Borën tek thashethemet për Arjolën, Atdheu i sqaron të gjitha

Atdheu është kthyer në fokusin e mediave pas sherrit që ndodhi mes Arjolës dhe Antonelës.

Antonela deklaroi se mes tij dhe Arjoles raporti shkon përtej miqësisë. Së fundmi Atdheu ka qenë i ftuar në Top Albania Radio ku tregon si qëndron e vërteta e thashethemeve të fundit.

‘Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë. Edhe ajo pjesa e famës , është e përgjithshme, unë nuk e kam përmend emrin e Antonelës asgjëkundi. Unë mendoj që është ngatërruar Përputhen me Big Brother, se Antonela kur acarohet vjen një pikë që s’di ça thotë. Në Big Brother nuk do futesha se kam dhe nënën sëmurë, por një natë për sqarim po’, tha ai.

I pyetur se a ka diçka me Bora Zemanin, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq.

‘Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq, asgjë fare’, tha Atdheu.

Linku: https://www.instagram.com/topalbania_radio/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/