ShowBiz

Arjan Konomi nuk kursehet ndaj romancës së Donaldit dhe Triksës

Treshja Beatrix, Donald, Bora ka qenë në familjet e çdo shqiptari për pak çaste për shkak të bujës së madhe që ka shkaktuar në rrjjet. Së fundmi Arjan Konomi ka reaguar në një formë pikante ndaj Donaldit. Nëpërmjet një video në istagram Arjani nuk le gjë pa i thënë.

‘Natyrisht, dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan. Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranikë socialë, është e mbushur shoqëria jonë’, shprehet indirekt Arjan Konomi.

Në fund ai ka postuar një foto me moderatoren ku shkruan: Bora Zemani vajza të bukura, të suksesshme dhe prezantuese të famshme televizive ka plot sot, por fisnike, të përulura, dinjitoze, me ndjeshmëri të lartë, por edhe të forta si ty, vështirë të ndeshësh! Mos ndrysho për askënd dhe asgjë!

https://www.instagram.com/p/CXGhBTgNg2nQkWEHNvJm0-YzEzIELn53H31GSA0/

Linku: https://www.instagram.com/arjankonomi_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXGhBTgNg2nQkWEHNvJm0-YzEzIELn53H31GSA0/