ShowBiz

Fifi flet për goditjet që ka marrë nga miqtë fallco pas daljes nga spektakli

Prej javësh Fifi është larguar nga spektakli. Këngëtarja i është rikthyer jetës normale.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit ajo ka treguar goditjen që ka marrë ajo dhe familja e saj nga sulmet në rrjet.

Ajo ka treguar se pas daljes ka humbur shumë miq të cilët kanë qenë fallco gjatë gjithë kohës.

‘Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë’, është shprehur Fifi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fifi.official.fr/2727816307469071034/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/