ShowBiz

Pas 40 vitesh në skenë, Mariana Kondi vlerësohet si Mjeshtre e madhe nga Presidenti

Marian Kondi është një nga artistet më të njohura të vendit tonë që i ka dhënë një kontribut të veçantë artit.

Së fundmi arrtistja e madhe është nderuar me titullin ‘Mjeshtre e madhe.’

Faleminderit publik i dashur që më keni mbajtur për 40 vjet mbi skenë dhe më keni dhuruar duartrokitje në çdo cep të këtij vendi të bekuar.

Ky vlerësim shkon për të gjithë ata që më kanë duartrokitur që ditën e parë që vura zemrën në skenë dhe deri te i fundit që po më duartroket në këto momente në ndonjë kanal Televiziv.

Më në fund institucioni më i lartë i këtij vendi më dorëzon këtë vlerësim në momentin dhe kohën e duhur. Pas 40 vjetëve karrierë. Vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion. Dhe sigurisht institucionet i bëjnë individët ndaj dhe falenderimi im nuk mund të shpëtojë pa drejtuesin e tij Presidentin Ilir Meta që ka ditur ti rikthejë lavdinë këtyre titujve.

Karriera ime ka patur hopet e veta, por une theksin ja vë atyre momenteve të vështira. Sepse ato momente kanë qënë arsyet e ringjitjeve drejt suksesit.

Ndoshta ky vlerësim dhe ky titull ka dhe pjesën e dhimbshme të tij. Është idhtësia e partnerëve të mi që sot janë në dritën e vërtetë. Atyre partnerëve që më dhanë batutën, më dhanë suksesin më dhanë energjinë Skënder Sallaku Vasillaq Vangjeli. Sheri Mita. Met Bega. Ndaj I falenderoj për çdo tullë që kanë vënë në murin e karrierës time.

Ky është një titull që sapo të shkoj në shtëpi do ta ndaj me burrin tim të shtrenjtë për të gjitha ditët qe nuk kam qënë shtëpi për shkak të punës. Tashmë jemi tre. Mariana Mjeshtri i madhi skenës.

https://www.instagram.com/p/CXgC75ntM-F/

Linku:https://www.instagram.com/p/CXgC75ntM-F/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/marianakondiofficial/