Aktualitet

Babi i Dr Florit u nda nga jeta, Turjan Hyska bën dedikimin prekës

Babai i Dr. Florit dhe Alban Kondit ka ndërruar jetë, lajmin e hidhur e ka ndarë djali i tij Alban Kondi.

‘Fluturo me ëngjejt shpirti im’ shkruan ai. Ky lajm i trishtë ka prekur shumë figurat e ekranit dhe një ndër ta është Turjan Hysko.

Nëpërmjet një postimi ai ka bërë një dedikim rrënqethës për familjen e tyre.

‘Xhaxhi Met atje të pret Flori që e doje, e të ngjante aq shumë! Për të gjithë ne do mbetesh doktori i madh në familjen Kondi!

Një burrë fisnik, i mençur, pozitiv, me librat e tu të pafundëm, muzikën klasike si të kishe ardhur nga një tjetër epokë! Lamtumirë shahisti që nuk e mposhta asnjë herë! P.s Sa herë më pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjetën talentin dhe mirësinë, them, mjafton te njihni baben e vet, shkruan ai.

Linku: https://www.instagram.com/stories/turjanhysko/2731601294139359578/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/turjanhysko/2731601294139359578/