Ervin Kurti është një nga gazetart më të njohur të showbizit që shpesh vipat shkojnë dhe ‘falen’ tek ai.
Prej kohësh drejton rubrikën ‘Në fermë’ ku i ka përballur vipat me jetën e fshatit.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pardon my French’ ku ka zbuluar më shumë sekrete rreth tyre.
‘Ka patur disa të ftuar që desh na ngelën në dorë. Nja dy-tre të ftuara. Nuk është se nuk u kënaqën, por unë nuk i lija të hanin bukë derisa të mbaronin xhirimet se pastaj nuk jepnin maksimumin.
Kam ftuar Dafina Zeqirin, Elvanën po pres të më vijnë, po Elvana është në Gjermani te e motra për momentin. Shumica e personazheve qëllon që flasin me llafe të pista, por i pres në montazh.
Për sa i përket jetës private ai thekson se është vetëm.
‘Unë jam akoma në kërkim. Nuk e kam të mbushur zemrën, e kam më vetëm se kurrë.’
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=pardon+my+french
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ervinkurti/