ShowBiz

Dojna Mema bëhet nostalgjike, ndan me ndjekësit kujtimet e veçanta ndër vite

Dojan Mema është një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare. Në një moshë relativisht të re arriti të rrëmbente zemrat dhe besimin e njerzve me daljet e saj në ekran.

Në këtë prag festash na ndodh të gjithëve të bëhemi nostalgjikë dhe e njejta gjë i ka ndodhur dhe Dojnës.

Ajo ka vendosur të ndajë disa kujtime nga fëmijëria ku mund të mungonin disa gjëra por shpirti ishte plot me njerëzit më të afërt të saj.

Sa herë dua të kthehem në një kujtim të bukur që më bën të ndihem e sigurt, gjithmonë do të udhëtoj prapa në kohë, për çdo Krishtlindje e Vit të ri në fëmijërinë time.
Me sytë plot xixa kur hapja dhuratat, gjelin që e fshihja në dollap se nuk doja ta gjenin, pemën që mbetej pasioni i sime mëje dhe babin që mes sallatës ruse e përgatitjeve të darkës, vinte muzikë e më merrte të kërcenim.
Festat do të mbajnë gjithmonë aromë familjeje, ndryshe s’do të ishin kaq të dashura.

https://www.instagram.com/p/CX_hSrDNTl_/

Linku: https://www.instagram.com/p/CX_hSrDNTl_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dojnamema/