ShowBiz

Sonte nata e parë e Festivalit të Këngës, zbulohen emrat e njohur që do të jenë pjesë e jurisë

Sonte është nata e parë e Festivalit të Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar, që si çdo vit mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Siç është zbuluar më herët, drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Burime pranë News31 ka zbuluar emrat e jurisë së festivalit.

Në juri do të jenë emra të mirënjohur si:

Olti Curri
Rozana Radi
Anxhela Peristeri
Luan Zhegu
Agim Doçi
Anxhela Faber
Olsa Thaqi

Për shkak të pandemisë numri i pjesmarrësve të publikut  do të jetë i kufizuar.

Linku: news31

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/festivali_kenges_rtsh/