Antonela pas situatës së sikletshme me Big Mamën ka vendosur të sqarojë të gjithë.
Banorët e kanë paragjykuar për provokimet e saj dhe një pjesë e tyre si Sara, Einxhel, Dagz e kanë zhgënjyer.
Ajo shprehet se i vjen keq për situatën e Big Mamës dhe nuk ka pasur asnjëherë synim që të krijonte një situatë për ta nxjerrë jashtë.
Më preku tek pika ime më e shtrenjtë, mami dhe unë nuk jam hipokrite që të mos reagoj. Të gjithë më keni sulmuar, sharë ofenduar por unë për asnjë moment nuk e kam bërë një gjë të tillë.
Big Mama ndodhet në studio dhe me siguri do të kemi një sqarim më të detajuar nga ana e saj e cila si gjithmonë i merr gjërat me sportivitet.
Këngëtrja ka vijuar menjëherë me projektet e saj të lëna pezull dhe në një nga daljet e saj është shprehur se nuk e ka në tip që kur i ndodh diçka të mbyllet e të qajë brenda mureve por vazhdon para.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/