Këngëtaraja Adelina Berisha, ka rënë pre e një grabitje në orët e para pas mesnate.
Fatmirësisht në shtëpi nuk ka pasur asnjë person duke evituar dëmet shëndetësore të tyre.
Sipas burimeve, bëhet me dije që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Sipas policisë, hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e këngëtares dhe aty kanë marrë para cash dhe disa stoli ari. Ka qenë vetë Berisha, e cila ka bërë denoncimin për grabitjen në Polici, ku ka dhënë edhe deklaratën e saj.
Mësohet se, këngëtares i janë vjedhur rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit.
Hetimi ka filluar ku çështja po trajtohet si vjedhje e rëndë. Instancat përkatëse po bëjnë të pamudurën për të kapur fajtorët.
Linku:https://www.facebook.com/adelinab3
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adelinaberishaa_/