ShowBiz

Pas largimit nga shtëpia vip, Antonela reagon me një ‘roman’ ndaj produksionit

Pas largimit nga shtëpia vip Antonela ka reaguar me një shkrim të gjatë ndaj produksionit dhe gjithë eksperiencës së përjetuar.

Ky vit për të ka qenë mjaft i suksesshëm ku gjithë famën e mori falë Top Channel.

Falenderuese për ju! Falenderuese për produksionin e palodhur! Falenderuese ndaj Arbana Osmanit e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të veçantë dhe të bukur të jetës time deri me tani.
Me pozitivitetin, çiltërsinë dhe dashamirësinë tënde më mikprite, për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë! Falenderuese ndaj Lori dhe Sara Hoxhës tona dhe regjizorit Eduart Grishaj të cilët kaluan çdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel.
Falenderuese ndaj publikut dhe mbeshtetjes se gjithmonshme që më jepni, falenderuese për ju që më kuptuat, nuk gjej fjalet e duhura të ju them se sa jeni të rendesishem për mua. Falenderuese gjithashtu edhe ndaj atyre që nuk më kuptuan dhe interpretuan gjithçka si deshën. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Big Brother Vip mua me ndryshoi dhe kjo fal jush.
Faleminderit per vitin më të rendesishem të jetes sime edhe kjo faj jush dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, Faleminderit familjes time që më bëne kockë të fortë ti bëj ball çdo situate, – shkruan Antonela.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CYGTl3dqDKTP0DHN4Y_sqKmuNhiJirNfyooT2k0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/antonelathereal/