Anxhela Peristeri së fundmi ka vendosur t’iu japë një shuplakë të fortë të gjithëve atyre që nuk ishin pro fitores së Ronelës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociaole këngëtarja shkruan:
‘U ndjeva shumë e lumtur që i dorëzova kupën e Çmimit të Parë kësaj artisteje me shpirt të bukur! Jam e bindur që rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik! Ishte një çmim më se i merituar dhe kam një pyetje për të gjithë ata këngëtarët që sot kanë dalë me shpatë në dorë dhe shajnë Festivalin dhe jurinë: Kur fitoni ju nuk ka korrupsion nëpër Festivale? (se me sa pashë janë të gjithë këngëtarë çmimesh, por këta i kanë marrë me meritë sigurisht Ronela Hajati vazhdo zemër’.
Festivalet në vendin tonë gjithmonë janë keqinterpretuar për vlerësimin. Rasti i Ronelës nuk është as i pari as i fundit. Këngëtarja këtë fitore ia dedikoi të atit të ndjerë dhe të gjithë u emocionuan nga deklarata e saj.
https://www.instagram.com/p/CYH1QHFLF8w/
Linku: https://www.instagram.com/p/CYH1QHFLF8w/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/