Lifestyle

Këto dy fjalë janë shumë më të rëndësishme se ‘të dua’ në një marrëdhënie dashurie

Nëse mendon se fjala të dua në një marrëdhënie është më e rëndësishmja studiuesit dhe situatat kanë treguar se ka dy fjalë që janë kryefjala e një lidhje dashurie.

Ju mund të mos e kuptoni këtë, por t’i thoni “faleminderit” partnerit tuaj bën më shumë për të zgjatur një marrëdhënie romantike sesa thjesht të thoni fjalët “të dua”.

Problemet në marrëdhënie do të ekzistojnë gjithmonë për një çift, por kur ata thonë “faleminderit” për çdo gjë të vogël, ata vazhdojnë të lulëzojnë në një marrëdhënie të shëndetshme.

Ata e dinë, në fakt, se kur e do dikë, nuk mund të mos thuash “më fal” kur ke bërë ose thënë diçka, me dashje ose pa dashje, që i ka shkaktuar dhimbje ose shqetësim. Ata vërejnë dhe shprehin vlerësim edhe për veprimet më të vogla, sepse nuk e marrin kurrë si të mirëqenë marrëdhënien e tyre.

Linku: https://www.yourtango.com/experts/linda-and-charlie-bloom/2-words-way-more-important-i-love-you-relationship

Burimi i fotos:pexele.com