ShowBiz

Plas skandali! Tradhtoi Khloe, Tristan Thompson konfirmon atësinë e fëmijës me trajneren personale

Tristan Thompson dhe Maralee prej kohësh janë folur për një lidhje dashurie. Maralee solli në jetë fëmijën e parë dhe pas një sërë aludimesh del konfirmimi i atësisë.

Përgjigjia zbardh përfundimisht skandalin e atësisë së Tristan Thompson.

Të hënën në mbrëmje, ai pranoi që është babai i djalit të trajneres personale Maralee Nichols.

Nëpërmjet “story” të tij në “Instagram”, ai ka publikuar një mesazh për audiencën dhe Khloe Kardashian për “dhimbjen e zemrës dhe poshtërimin” që ai ka shkaktuar.

‘Sot, rezultatet e testit të atësisë zbuluan se unë linda një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, pres me padurim ta rritim miqësisht djalin tonë’, ka shkruar 30-vjeçari.

‘Unë sinqerisht u kërkoj falje kujtdo që kam lënduar ose zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, si privatisht ashtu edhe publikisht.’

Ai i ka kërkuar falje Khloe Kardashian që e ka tradhtuar publikisht disa herë.

Linku: https://people.com/parents/tristan-thompson-says-paternity-test-reveals-he-fathered-3rd-child-with-maralee-nichols/

Burimi i fotos: https://people.com/