Sarah Berisha ka qenë e eleminuara e mbrëmjes në spektaklin e Big Brother.
Largimi ishte shumë emocionues për të pasi ishte mësuar me atë ritëm për pothuajse tre muaj.
Mes lotësh në studio Sara shprehte:
‘Nuk jam pishman për asgjë. Nuk është fundi i botës e di, por më rriti shumë ky format. Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Shpresoj të jetë një trampolinë për karrierën time dhe për dëshirat e mia. Dagzi më thotë që jam e vetmja konkurrente që kam fituar më shumë nga Big Brother’,- tha Sarah.
Jashtë shtëpisë e ka pritur Pajtimi me shumë entuziazëm. Dyshja do të vijojnë lidhjen jashtë dhe të gjithë janë kurioz për të parë se si do të shkojë raporti i tyre pa kamera.
https://www.instagram.com/p/CYUwz3hhVgh/
Linku: https://www.instagram.com/p/CYUwz3hhVgh/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sarah.berisha/